Kosova
Várhelyi: Ja përse po vonohet liberalizimi i vizave për Kosovën
"Janë disa fusha si lufta kundër krimit të organizuar e trafiqeve, në të cilat vendet anëtare presin rezultate të qarta”, tha Várhelyi
Nga samiti mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit perëndimor i mbajtur javën e kaluar, dolën vetëm disa dakordime politike të liderëve të 27 vendeve anëtare. Një prej tyre ishte dhënia e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE të Ukrainës, Moldavisë dhe me disa përmbushje të kritereve, edhe Gjeorgjisë.
Kështu, 27 vendet anëtare dështuan të pajtohen që Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, tu jepet data e fillimit të bisedimeve për anëtarësim.
Ndërkaq,Parlamenti Evropian sot ka mbajtur sot në Bruksel, një seancë në lidhje me zhvillimet e fundit pas këtij samiti.
Në këtë seancë, temë ishte “Politikat e Zgjerimit të BE-së pas agresionit të Rusisë mbi Ukrainë”, shkruan rtklive.com. Të pranishëm ishin deputetë nga Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, por edhe Turqia dhe nga vendet e Ballkanit perëndimor.
Për këtë arsye, Olivér Várhelyi, komisionari Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, iu adresua Parlamentit Evropian, duke i njoftuar ata me rezultatet e këtij samiti.
Várhelyi deklaroi se ditëve të fundit janë marrë vendime të rëndësishme në politikat e zgjerimit të BE-së dhe sipas tij, tashmë kjo është në nivelin e lartë të agjendës së BE-së.
“Javën e kaluar, Këshilli Evropian mbështeti opinionet e Komisionit Evropian për aplikimet për status të vendeve kandidat për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë”, tha Várhelyi para euro -parlamentarëve.
Ai tha se të tri vendeve u është dhënë perspektiva për integrime duke iu bërë të qartë se reforma të mëdha duhet bërë në reformat e brendshme.
“Gjeorgjisë do t’i jepet statusi i vendit kandidat pasi t’i ketë kryer reformat e domosdoshme”, tha Várhelyi.
Sipas tij, këto vendime për disa ishin të pa paramenduara disa muaj më parë.
“Por momentet historike sjellin vendime historike”, deklaroi Várhelyi.
Duke folur për vendet e Ballkanit perëndimor, ai fillimisht u ndal tek çështja e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, të cilat nuk arritën të marrin datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE.
Ai tha se në këtë kohë ndryshimesh të mëdha gjeopolitike, prioritet mbetet Ballkani perëndimor.
“Jemi të përkushtuar që ta sjellim tërë rajonin në BE. Është më shumë se kurrë e rëndësishme që jo vetëm të lëvizim shpejt por të vendim tërë përkushtimin dhe dëshirën e të gjitha institucioneve”, tha Oliver Várhely, Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, raporton RTKlive.
Ai tha se mbështetja do të vazhdohet për vendet e Ballkanit perëndimor duke përdorur mekanizmat e BE-së si në ato të sigurisë, ashtu edhe në ato ekonomike, si rrjeti i gazit.
Várhelyi tha se shumë përpjekje janë bërë për të tejkaluar mosmarrëveshjet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së veriut. “Jemi gati të mbërrijmë”, tha Várhelyi, duke kërkuar nga të gjithë aktorët që të bëjnë hapin final.
Ai tutje shtoi se shpreson shumë që konferenca ndër qeveritare me Maqedoninë e veriut dhe Shqipërinë, do të mbahet brenda disa ditëve.
“Vendet kanë përmbushur të gjitha që u janë kërkuar. Ato janë gati dhe gati duhet të jemi edhe ne”, tha Várhelyi në këtë adresim para Parlamentit Evropian, duke rikujtuar se ka një zgjidhje të problemit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që mbështetet edhe nga Parlamenti i kësaj të fundit.
“Evropa duhet të lëvizë përpara”, tha Várhelyi, raporton RTKlive.
Ai tha se javën e kaluar, Këshilli Evropian ka dhënë sinjal pozitiv edhe për Bosnje e Hercegovinën që të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Megjithatë, Várhelyi deklaroi se për ta fituar këtë, Bosnja e Hercegovina duhet të bëjë reforma thelbësore e ato janë 14 reformat kyçe të përcaktuara nga Komisioni Evropian.
Ai vazhdoi me Kosovën. Oliver Várhely tha se Kosova vazhdon edhe më tej të presë liberalizimin e vizave. Ai deklaroi se kjo është një çështje tek e cila duhet vazhduar për të ecur përpara.
“Por duhet të jemi të qartë se janë disa fusha si lufta kundër krimit të organizuar e trafiqeve, në të cilat vendet anëtare presin rezultate të qarta”, tha Várhelyi.
Oliver Várhely tha se Komisioni Evropian është gati ta ndihmojë Kosovën në mënyrë të ngjashme me Shqipërinë për të vendosur një hartë, bashkë me vendet anëtare për të adresuar shqetësimet specifike.
“Vendet anëtare të BE-së, policia, dhe mekanizmat e tjerë,duhet të përfshihen në teren për ta ndihmuar Kosovën”, tha ai.
“Nga ana jonë jemi të gatshëm të japim të gjithë mbështetjen financiare e politike në këtë proces”.
Sa i përket procesit të dialogut, siç tha Várhelyi, mes Prishtinës e Beogradit, Komisioni ka nevojë të shohë përkushtim të qartë
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?