CH-Ballkani

Komentuesi ‘turpëron’ kryeministrin e Shqipërisë

Një komentues i ka thënë Ramës se ‘me rrogat që kemi, këto vende i shohim vetëm nga interneti’

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama filloi ditën me mbresat e një piloti spanjoll për turizmin në Shqipëri.

Përmes një video të postuar nga kryeministri shqiptar në rrjetin e tij social “Facebook”, piloti Nacho Madrigal thotë se është i impresionuar nga kalaja dhe pazari i Krujës, përcjell albinfo.ch.

“Mirëmëngjesi dhe ju uroj një ditë të mbarë me mbresat e këtij piloti që ka zgjedhur Shqipërinë për pushime të gjata me familjen e tij”, shkruan Rama.

Kryeministri shqiptar është i njohur për shpërndarjen e shkrimeve të mediave të huaja, kur lavdërojnë Shqipërinë, apo turizmin shqiptar.

Por, siç ndodh pas çdo postimi të kryeministrit as këtë herë nuk kanë munguar komentet kritike ndaj tij. “Ngele duke postuar për turizmin. Ne që jetojmë me këto rroga i shohim nga interneti. Pse nuk poston për të papunët apo për të rinjtë që e gjejnë shpëtimin tek emigracioni. Apo për dritat që ikin?”, shkruan komentuesi.

https://web.facebook.com/edirama.al/videos/10155070229711523/