Integrimi
Komenti i javës: Përsiatje
SVP-ja pas debaklit zgjedhor, Fitou dhe Vetëvendosja, intervista e Hashim Thaçit si shkas për meditim
Javën që e lamë pas e karakterizuan zgjedhjet federative, deklarata dramatike e ambasadortit francez në adresë të Vetëvendosjes mbi “metodat fashiste të veprimit të saj, që të kujtuan Bavarinë e vitit 1943” dhe intervista e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, dhënë NZZ,si shkas për të dalluar demontimin shtetëror nga kritika autoriteteve.
Zgjedhjet
Humbja e SVP-së për shumëkë po quhet e papritur, por për mua, pa dashur t’i atribuoj vetes profeci, ka qenë e pritur, për shak se SVP u tragua plotësisht e paaftë të japë pëgjigje për frenimin e frankut të fortë, përgjigje që kërkon gjithsesi edhe një qasje globale politike dhe politiko – ekonomike, qasje e cila bie ndesh me orientimet programor të SVP-së. Banalizimi i fushatës së tyre parazgjedhore në ndalimin e migrimit masiv, siç shprehen ata, në kohën kur shumë degë të shërbimit në Zvicër, sidomos mjekësia, kanë nevojë jetike për kuadro nga këto fusha, dhe, sidomos, konstatimi se pikërisht forca e punës nga vendet e huaja u tregua sanuese e arkës së sigurimit pensional dhe invalidor, ishte tregues i qartë se SVP-ja përmes fushatës së saj parazgjedhore po shënonte autogol. Ektremizimi i kësaj fushate me dy rastet tragjike të ndodhura në Pfäffikon dhe Interlaken, që tregonte më shumë se forcën e SVP-së përpjekjen e saj për ta mobilizuar zgjedhësin pas idesë së dështuar mobilizuese të migrimit masiv,ishte paralajmëruese e trendeve negative zgjedhore të SVP-së.
Krahas humbjes së partisë, humbi edhe patriarku i saj, që në situata të caktuara dukej të ishte edhe njëfarë patriarku i kombit, Christoph Blocher. Humbja e tij bindëse jo vetëm ndaj konkurrentëve racionalë të partive konkurruese, por edhe ndaj një konkurrenteje brendapartiake jo vetëm se zgjojnë shpresën e dobësimit të ndikimit të tij brendapartiak, por edhe shtojnë fuqishëm shpresën e një Zvicre jobllok, jopopulliste dhe joksenofobiste. Rënia e aureolës së tij të fituesit rrit shpresat e forcimit të frymës konstruktive të krahut të Kantonit të Bernës- të vetmës degë pa humbje të bazës zgjedhore të SVP-së. Zhvillimet pozitive në SVP do ta shpëtonin politikën zvicerane për të huajt dhe politikën sociale, në përgjithësi, nga shtrëngimet deri në ngulfatje.
Fitou dhe Vetëvendosja
Aty ku përfundon dialogu fillon diktatura, sepse dialogu është baza e demokracisë. Forca që cenon dialogun, qoftë me kërbaç, qoftë me fishkëllima filikaçash, ka cenuar bazën e demokracisë dhe me këtë, qoftë edhe për një çast, në mos me sëpatë e censurë, në mos me liktorë e policë, në mos me .. është bërë zaptuese e lirisë. E kush bëhet zaptues lirie bëhet, qoftë e dhe për një çast, diktator… Unë besoj shumë se Vetëvendosja s’ka të bëjë as si program, as si orientim asgjë me fashizmin, por, deklarata e një ambasadori të nje vendi me kulturë të gjerë jo vetëm politike do të duhej t’ shtyente drejtuesit e kësaj force politike t’i rishqyrtojnë hollësisht metodat e veprimit të tyre…Mendoj se thelbi i gabimit qëndron në njëfarë domosdoje të Vetëvendosjes për të qenë dosido aktive, njëfarë veprimi nga inercioni për të dëshmuar se Vetëvendosja edhe përkundër hyrjes në Parlament nuk e ka braktisur frymën e lëvizjes popullore.
Intervista si shkas për të meditim
Prirje e partive tona opozitare dhe e mendimit tonë kritik politik është vlerësimi negativ i çdo gjëje që bën politika zyrtare. Në politikën tonë zyrtare ka shumë e shumëçka negative e të gabueshme, por ndonjëherë, famirësisht, bëhen edhe gjëra pozitive. E tillë ishte, për mendimin tim, edhe intervista e Kryeministrit të Kosovë, Hashim Thaçi, dhënë Neue Zürcher Zeitung… Nëse jo patjetër partitë opozitare këtë fakt do të duhej ta theksonin kritikët politikë, sepse, kështu, ata, së pari, do të thonin një të vërtetë dhe, së dyti, që ka shumë rëndësi, do të kontribonin të krijohej një kulturë politike dhe një mentalitet politik konstruktiv – mentalitet që do të fillonte t’i jepte fund mentalitetit destruktiv të demontimit të figurave politike përmes demontimit të institucioneve.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor