Integrimi
Komenti i javës
Reagim nga një lexues i albinfo.ch (Mërgimi)
Unë mendoj se qasja ndaj atyre që posedojnë armë pa leje në Kosovë është e gabuar. Praktika e përdorur për zvogëlimin e armëve pa leje në Kosovë, pra nëpërmjet konfiskimit nga policia që nga ana e ligjit është korrekte, nuk është efikase për “çarmatimin” e qytetarëve. Së pari shqiptarët tradicionalisht janë të lidhur me armën. Për të posedimi i armës është akt burrërie që e hasim edhe te popujt e tjerë. Në të kulturën dhe te shoqëritë e tjera hasim një mori organizatash dhe lobistësh që angazhoheshin për krijimin e mundësive për ruajtjen e traditës për posedimin e armës. Posedimi i armës është i kushtëzuar edhe nga situata e përgjithshme e sigurisë dhe funksionimi i rendit dhe i ligjit, ku qytetari për sigurinë e tij dhe familjes së tij detyrohet të ketë armë në shtëpi. Kur flas për situatën e përgjithshme, këtu mendoj posaçërisht për situatën e rëndë sociale në Kosovë, ku krahas kësaj është shënuar edhe rritja e akteve kriminale të plaçkitjeve e vjedhjeve të shtëpive, dukuri kjo që për fat të keq kohët e fundit ka tendencë rritjeje. Ka një mori njerëzish që janë të detyruar të kanë armë për shkak të natyrës së profesionit të tyre që kanë. Afaristët, biznesmenët, argjendarët etj., që në shtëpitë apo gjatë lëvizjes së tyre posedojnë pasuri të tundshme, natyrisht se janë të rrezikuar nga keqbërësit. Posedimi i armës për ta është lidhur direkt me mbrojtjen fizike të tyre. Pavarësisht nga këto fakte të përmendura. arma pa leje në shtëpi paraqet rrezik sidomos në dhunën familjare. por dhe për zënkat e tjera jashtë shtëpisë dhe familjes. Arma është rrezik potencial. Si te veprohet? Nëse policia vazhdon praktikat e njëjta për sekuestrimin e armëve pa leje me aksione klasike, unë mendoj që ky veprim nuk do të ketë rezultat, sepse mundësia për pajisjen e sërishme me armë jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet më të sigurta është e lehtë. Ne jemi dëshmitarë se edhe aksionet brutale për sekuestrimin e armëve pa leje nga ana e policisë serbe në vitet e ‘90-ta nuk e kanë çarmatosur popullatën. Krijimi i mundësive që popullata të pajiset me armë me leje, pra të lejuara dhe të regjistruara në regjistër ku dihet poseduesi, vendndodhja në pajtim me dispozitat e përdorimit, ruajtjes, vendndodhjes etj., pra me një fjalë pajisja me armë me leje e rregulluar me ligj do të bëjë që shumë armëmbajtës të legalizohen. Natyrisht që poseduesit e armëve me leje duhet juridikisht t’i plotësojnë kushtet për posedim arme dhe të mos jenë rrezikues potencial. Pastaj, kështu do të ngushtohej fushëveprimi ndaj atyre që për ta arma është rrezik për të tjerët. Me sa unë e di në Kosovë momentalisht me leje mund të jepet vetëm arma e gjuetisë dhe atë nëse ti duhet të jesh anëtar i ndonjë shoqate gjuetie. Atëherë, pse mos të ketë edhe shoqata të qitjes në shenjë, ku anëtarët e saj ta kultivojnë pasionin e mbajtjes së armës në mënyrë të kontrolluar dhe të mësuar. Për fund dëshiroj të them se është shumë e vështirë të çarmatosen shqiptarët nga vetë faktet e lartpërmendura. Nga shteti duhet të praktikohet një qasje ndryshe ndaj armëmbajtësve pa leje. E mira e të mirës do të ishte që siguria të mos e kushtëzojë armëmbajtjen, mirëpo kjo arrihet me ngritjen e përgjithshme të mirëqenies sociale në Kosovë. Nga ana tjetër, armëmbajtja të kultivohet si formë sporti apo pasioni për qytetarët, ndërsa për ata të cilët profesioni ua kushtëzon armëmbajtjen të trajnohen për këtë gjë dhe të gjithë armëmbajtësit me leje të jenë të regjistruar në një regjistër kombëtar, ku pastaj organet të kenë qasje dhe dijeni për ata që mbajnë armë. Ndryshe unë nuk besoj që ndërhyrjet për sekuestrim të armëve pa leje nga policia do të kenë sukses. Pra, të krijojmë edhe ne kulturë për armëmbajtje.
Koment i botuar për shkrimin në vijim: Kosovarët vështirë ndahen nga armët
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih