Kosova

Komentatorët spanjollë nuk ja përmendin emrin Kosovës

Në vend të kësaj ata flisnin për "Përfaqësuesen e Territorit të Kosovës", ""kipin e Federatës Kosovare të Futbollit" ose "ata me fanella blu"

Në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës mes Kosovës dhe Spanjës, shteti ballkanik nuk u përmend me emër nga komentatorët spanjollë që raportonin nga stadiumi ku luhej ndeshja.

Transmetuesi publik spanjoll “TVE”, i cili ka transmetuar lojën drejtpërdrejt nga Prishtina, ka shmangur shqiptimin e emrit të shtetit, Kosovës, shrkuan heute.at.

Siç tregohet në disa postime në rrjetet sociale, aty shpesh flitej për “Përfaqësuesen e Territorit të Kosovës” ose ekipin e Federatës Kosovare të Futbollit , transmeton albinfo.ch. Në ndonjë rast madje futbollistët kosovarë janë identifikuar vetëm si “njerëzit me fanella blu”.

Edhe para ndeshjes – si të dielën e kaluar kur Greqia vizitoi Stadiumin Fadil Vokrri – ka pasur fishkëllima nga rreth 1,300 tifozë në stadium gjatë ekzekutimit të himnit spanjoll – më shumë nuk u lejuan.

Ndërkaq disa tifozë në tribuna nuk u ngritën nga vendi, në shenjë proteste ndaj himnit spanjoll.

Por kur u intonua himni kosovar, një flamur i madh u ngrit mbi tribunën dhe u paraqit emri i shtetit, me shkronja të mëdha.

Spanja ende nuk e njeh sovranitetin e Kosovës, ashtu si dhe shtetet e BE -së si: Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia, përcjell albinfo.ch. Sa i përket Gadishullit Iberik, kjo ka të bëjë kryesisht me frikën nga lëvizjet separatiste në Kataloni dhe Baski.