Integrimi
Komemoracion në Bernë për humanisten Fatime Mahmuti
Për nder të Fatime Mahmutit edhe Kisha Bethlehem në Bernë organizoi komemoracion ku u vlerësua lart roli i saj si humaniste
Shqiptarët në Bernë dhe rrethinë para disa ditësh e humbën njërën nga humanistet më të devotshme, Fatime Mahmuti, e cila për rreth 33 vjetët e kaluara ishte pa ndërprerë në shërbim të njerëzve me nevoja të veçanta shëndetësore. Ajo, përmes këshillave dhe mirësjelljes së saj arriti të përfitojë zemrat dhe respektin e veçantë, jo vetëm te komuniteti shqiptar.
Pas një sëmundjeje të shkurtër ka vdekur zonja Fatime Mahmuti, e lindur 59 vjet më parë në Mitrovicë. Fatimja ishte me bindje humaniste. Aktiviteti i saj i palodhshëm edhe përkundër sfidave të shumta personale, ndikoi në mirëqenien e shumë njerëzve që ajo i mbështeti. Fatimja ishte ndërmjetësuese kulturore e angazhuar në shumë projekte, me qëllim të integrimit të huajve në Zvicër.
Për nder të Fatime Mahmutit edhe Kisha Bethlehem në Eymattstrasse 2b në Bernë organizoi komemoracion më 01.07.2019 në orën 19:00. Mbi njëqind pjesëmarrës të solemnitetit, të prejardhjeve, kulturave dhe profesioneve nga më të ndryshmet, pasqyruan shumëllojshmërinë ndërkulturore të Fatimes, të cilën vajza e saj, Besa, në fjalën e saj e shprehu se secili nga pjesëmarrësit posedojnë pjesë nga Fatimja.
Jetën dhe aktivitetin humanitar të Fatimes për të cilën nevojitej kohë për të renditur shumicën nga projektet ndërkulturore të saj, e tregoi Hans Martin Roder, Prift në Ref. Kirchgemeinde Bethlehem. Ai e përshkroi kështu: Fatimja ishte ndërtuese e urave. Ajo krijoi dhe mbante kontakte midis njerëzve më të ndryshëm, u përkthente dhe i mbështeste njerëzit. Për të gjitha shqetësimet ajo kishte një vesh të hapur dhe një zemër të gjerë. Me projektet e saj ajo ndërlidhte mbushte hendeqet në mes grupeve të ndryshme etnike dhe grupeve kulturore.
Fjalimin në gjuhën shqipe e mbajti aktivisti dhe bashkëpunëtori i saj, Qazim Hajzeraj, e pas tij në mikrofonin e hapur ishin të shumta kujtimet e pjesëmarrësve që në gjuhë të ndryshme shprehnin dhimbjen dhe krenarinë për Fatimen, duke kujtuar dinjitetin e saj të madh.
Projekti aktual që në fazën e finalizimit i mbeti brenga e saj e madhe është jetësimi i Projektit “Së bashku- Gemeinsam” për fëmijët e hendikepuar në Mitrovicë, për të cilin shumë të pranishëm u zotuan se do të angazhohen në realizimin e tij për hir të Fatimes.
Mungesa e karakterit të Fatimes dhe buzëqeshjes së saj të përhershme me ndihmën e pakursyer në shërbim të njerëzimit do të mbetet prezente tek familjarët dhe tek miqtë e shumtë të cilët e vlerësuan lart.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?