Lajme
Komediani gjerman fyen shqiptarët në Cyrih
"Zvicra është e mrekullueshme. Gjithçka është më mirë këtu (sesa në Gjermani) – vetëm një gjë është më e keqe: keni më shumë shqiptarë"

Oliver Pocher është një komedian i njohur nga televizionet gjermane. Ai pra është i popullarizuar edhe në Zvicër, ku ndiqen emisionet e tij, shkruan albinfo.ch. Tani ai, me turneun “Liebeskasper” po qëndron në Cyrih, gjegjësisht në Volkshaus, ku ka dhënë programin e tij mbrëmë dhe sonte (e enjte).
Por, Pocher kësaj radhe, krahas humorit “normal”, ka rënë në sy edhe për një gjë tjetër: për fyerjen e komunitetit shqiptar. Ja çfarë ka thënë ai, veç tjerash: “Në përgjithësi, Zvicra është e mrekullueshme. Gjithçka është më mirë këtu – vetëm një gjë është më e keqe: keni më shumë shqiptarë”, është shürehur ai. Dhe ka vazhduar me të njëjtin avaz: “Disa janë ndoshta këtu, në Volkshaus, në këtë mbrëmje, por të tjerët thjesht janë “duke thyer makina”, shkruan blick.ch dhe 20minuten.ch.
Komediani më pas ka hapur një seancë pyetje-përgjigje. Një e re shqiptare, e pranishme në sallë, me këtë rast e ka pyetur: “Si mund të ndryshohet qëndrimi juaj ndaj shqiptarëve në Zvicër?” Për të cilën Pocher u përgjigj: “I dua shqiptarët. Por, në Shqipëri”.
Sigurisht që asnjë nga këto nuk është menduar seriozisht, ka siguruar publikun më tej aktori i humorit, transmeton albinfo.ch. “Ne po luajmë me klishe këtu”, ka thënë ai – dhe ka pasuar me thumbimin e tij: “Klishe që janë të vërteta”.
E-Diaspora
-
Kosovarja denoncon burrin për dhunë, dënohet vetë për raportim të rremë Një grua 35-vjeçare ka denoncuar bashkëshortin dhe vjehrrën e saj për dhunë – më vonë ka...
-
Krimet e të huajve në Angli: Prijnë shqiptarët
-
Berisha me thirrje për diasporën: Mos fotografo votën
-
Mbrëmje përkujtimore dhe letrare, në shënim të Ditës së të Pagjeturve
-
Pashkët mes shqiptarëve të Zvicrës: Meshat në gjuhën shqipe dhe mesazhi i ringjalljes
Jeta në Zvicër
-
OBSH me seli në Gjenevë njofton shkurtimin e vendeve të punës Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të martën se operacionet dhe vendet e punës do...
-
Zvicër: Kërkohen ligje më të ashpra për ndërhyrjen në zgjedhje
-
Bashkimi i Helvetia dhe Baloise: Çfarë duhet të presin punonjësit dhe klientët tani?
-
Vera e vonesave: Më pak trena, më shumë rrugë dhe dyfish kohë për të arritur në Milano
-
Ka shpërthyer bankomatin: 66 muaj burg dhe dëbim nga Zvicra për kosovarin