Futboll
Kombëtarja shqiptare vendoset në Grac të Austrisë
Në Austri kombëtarja do të qëndrojë deri më 8 qershor
Kanë mbetur edhe 14 ditë nga nisja e kampionatit Evropian të futbollit “Euro 2024”që do të mbahet në Gjermani. Kombëtarja shqiptare pas mbylljes së fazës përgatitore në Shqipëri, gjatë ditës së sotme ka mbërritur në Grac të Austrisë, ku do të zhvillojnë përgatitjet stërvitore për dy ndeshjet miqësore gjatë këtyre ditëve në Hungari, raporton albinfo.at.
Në Grac të Austrisë lojtarët sot kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore.
Janë grumbulluar të gjithë futbollistët e ftuar nga selektori Sylvinhon. Përveç 25 futbollistëve të kombëtares A, kanë marrë pjesë edhe dy futbollistë të përfaqësues së kombëtares “Shpresa”. Portieri Elhan Kastrati është lënë në pushim për shkak të një gripi.
Në Austri, kombëtarja do të qëndrojë deri më 8 qershor. Në këtë fazë përgatitore para “Euro 2024“, kombëtarja do të luajë kundër Lihtenshtajnit më 3 qershor, nga ora 20:00 dhe kundër Azerbajxhanit më 7 qershor, në orën 19:00 në Haladas Sportkomplexum në Hungari, përcjell albinfo.at
Ndryshe, Shqipëria gjendet në Grupin B së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë, ndërsa ndeshjen e parë e zhvillon ndaj italianëve më 15 qershor.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Një termocentral i ri bërthamor do të testohet dy vjetët e ardhshme Instituti Paul Scherrer (PSI) dhe kompania daneze Copenhagen Atomics duan të testojnë një reaktor të ri...
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?