Futboll
Kombëtarja e Zvicrës u prit nga mijëra persona në Zuerich, flasin Xhaka e Shaqiri

Skuadra që e përfaqësoi Zvicrën në Kampionatin Evropian, është pritur pasditen e sotme nga mijëra njerëz në Zuerich.
Tifozët janë shprehur shumë të kënaqur me paraqitjen e futbollistëve pavarësisht faktit që Zvicra dje u eliminua nga Anglia në çerekfinale të Euro 2024, transmeton albinfo.ch.
“Mendoj se të gjithë lojtarët ishin brilantë. Por Xhaka sidomos më ka impresionuar që ka luajtur përkundër lëndimit. Kjo dëshmon cilësitë e liderit”, ka thënë një nga të pranishmit.
Prej lojtarëve i pari që foli ishte kapiteni Granit Xhaka.
“Faleminderit për përkrahjen, qoftë sot apo edhe në stadiume. I kemi ndier përkrahjen dhe euforinë. E kemi shtyrë veten deri në limite dhe mund të jemi krenarë për këtë. Pa dyshim se është e dhimbshme, por skuadra dhe i gjithë stafi në përgjithësi kanë dhënë paraqitje shumë të mirë. Mund ta shohim se njerëzit janë shumë krenarë me ne”, ka deklaruar Xhaka para mijëra të pranishmëve.
Tutje Xherdan Shaqiri ka thënë se Zvicra ka treguar se mund të përballet me ekipe të mëdha.
“Të gjithë ishin të uritur për suksese. Ka shumë lojtarë të rinj që kanë avancuar shumë. Ne nuk jemi më Zvicra e vogël. Kemi treguar edhe një herë tjetër se mund të përballemi me ekipe të mëdha”, ka thënë fillimisht Shaqiri.
E-Diaspora
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia” Në vitet 1990, ai kishte ikur nga Kosova në Gjermani me prindërit e tij. Në “Luans...
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Fletëvotimet për diasporën shqiptare shpërndahen nga 15 prilli në Evropë dhe kontinentet e tjera
-
Hap dyert, shkolla shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallenit
-
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ka pak opsione përballë tarifave të Trump-it Zvicra ka pak opsione për t’u përballur me tarifat e vendosura nga SHBA. Masat e ndërsjella...
-
Zvicër: Gjobitet burri pasi kërkoi para për telefonin e gjetur
-
Identiteti elektronik në Zvicër sërish në votim
-
Shumica e grave zvicerane nuk duan fëmijë
-
Thatësira në Zvicër