Lajme

Kombet e Bashkuara kritikojnë ligjin liberal të prostitucionit në Zvicër

Reem Alsalem, raportuesja speciale e OKB-së për dhunën ndaj grave dhe vajzave, do të paraqesë sot raportin e saj vjetor në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, përcjell albinfo.ch.

Në të, ajo është veçanërisht kritike për qëndrimin e Zvicrës ndaj prostitucionit, i cili jo vetëm është i ligjshëm në vend, por gjithashtu trajtohet si çdo industri tjetër shërbimi.

Alsalem tha se kjo qasje ka çuar në një “rritje të konsiderueshme të grave të huaja” të përfshira në prostitucion në vend, duke e quajtur Zvicrën një “shtet pimp” që përfiton nga taksat e vendosura ndaj punonjësve të seksit dhe shtëpive publike.

Në përgjigje, PROCORE, rrjeti kombëtar për të drejtat e punonjësve të seksit, kundërshtoi se prostitucioni, siç praktikohet në Zvicër, mund të barazohet me dhunë dhe detyrim.