Lajme

Kolona në dalje të kufirit në Merdar

Bashkatdhetarët që vizituan këto ditë Kosovën kanë filluar të kthehen në vendet e ndryshme ku jetojnë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdar, konkretisht në dalje ka kolona deri në 200 metra dhe pritje nga 30 deri në 50 minuta. Kurse, në hyrje nga 3 deri në 5 minuta.

Ndërsa, në pikë kalimin kufitar “Dheu i Bardh” kolonat janë të gjata nga 40 deri në 50 metra, dhe pritja nga 20 deri në 30 minuta. E në hyrje për në Kosovë pritja është nga 3 deri në pesë minuta.