Kosova

Kolona në pikat kufitare në hyrje të Kosovës: 45 minuta te Dheu i Bardhë, 20-30 minuta në Merdarë

Pritjet nëpër pikat kufitare në hyrje të Kosovës kanë filluar për mërgimtarët.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në hyrjen në Kosovë nga Dheu i Bardhë ka 350 metra kolonë dhe pritje deri në 45 minuta, transmeton albinfo.ch.

Sipas përditësimit të orës 20:06, pritje nga 20 deri në 30 minuta janë regjistruar edhe në hyrje në Merdarë dhe 10 minuta në Muçibabë.

Në pikat e tjera kufitare nuk janë regjistruar kolona dhe pritjet për të hyrë në Kosovë, variojnë nga 3 deri në 5 minuta.