E-Diaspora
Koleksionet e floktarëve shqiptarë, edhe në Kinë
Sukseset e floktarëve shqiptarë që jetojnë në Zvicër, Besim dhe Afrim Halimi, kanë kaluar edhe kufijtë helvetikë. Puna e fituesit të çmimit kryesor në spektaklin për frizerët më të mirë në “Swiss Hairdessing Awards 2016” tashmë është publikuar edhe në Kinë.
Njëri nga vëllezërit, Besim Halimi, ndihet shumë i lumtur që koleksionet e tyre pëlqehen edhe në Kinë. Ai për albinfo.ch tregoi se dje e kishte kontaktuar zotin Lone Wong nga revista Estetica.
Ai i kishte thënë se i kishin pëlqyer shumë koleksionet e tij, sidomos ato që janë botuar te revista Estetica në Gjermani, dhe ka shprehur dëshirën t’i botojë në faqen e tyre në CN.
“Unë jam shumë krenar dhe ndihem shumë mirë kur sukseset e mia vlerësohen anembanë botës. Deri më tash kemi pasur suksese edhe në Spanjë, Peluquerias, në Gjermani në Estetica, por edhe në Top Hair të Gjermanisë dhe të Zvicrës. Megjithatë, kjo nga Kina ishte një befasi dhe kënaqësi e posaçme”, ka thënë ai për albinfo.ch.
Vëllezërit Halimi jetojnë në Thun të Bernit dhe me sallonin e tyre “Haircut Bes” kanë bërë emër dhe suksese jo vetëm në Zvicër, por puna e tyre po pëlqehet edhe në shumë vende të tjera të botës.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë