Të tjera
KOK mbështet xhudistët në Kampin Olimpik në Austri
Komiteti Olimpik i Kosovës vazhdon t’i mbështesë sportistët kosovarë në rrugën drejt fitimit të normës olimpike Tokio 2020.
Këtë vit, mbështetja nisi me Kampin Olimpik të xhudos të mbajtur në Mittersill të Austrisë, prej 7-14 janar 2020.
Në kamp morën pjesë bursistët olimpikë, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Loriana Kuka, të cilët janë brenda normës olimpike.
Mbështetja vlen në kuadër të vendimit për mbështetje të sportistëve elitarë për të arritur normën olimpike Tokio 2020.
Rrugën drejt kryeqytetit të Japonisë, ekipi i xhudos e vazhdon me Grand Prixin e Tel Avivit të Izraelit, i cili mbahet prej 23-25 janar 2020.
Kosovën e përfaqësojnë Majlinda Kelmendi (-52 kilogramë), Nora Gjakova (-57 kilogramë), Flaka Loxha (-57 kilogramë) dhe Laura Fazliu (-63 kilogramë).
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë