Lajme

Koch: Qeveria nuk ka në plan të sigurojë maska për të gjithë

Aktualisht ka në dispozicion numër të mjaftueshëm maskash. Tani ka 20 milion maska ​​në kompetencë të Qeverisë Federale, ndërsa deri në fund të muajit prill priten 100 milion maska"

Vazhdojnë akuzat për numrin e pamjaftueshëm të maskave që do të duhej të ishin në dispozicion për të përballuar koronavirusin në Zvicër. Daniel Koch nga BAG pranoi në konferencën e sotme për shtyp se mund të ketë pasur mungesë maskash.

Dhe për këtë mungesë ai thotë: “Të gjithë janë gjithmonë përgjegjës për këtë”, shkruan sda.ch.

Mirëpo, sqaron Koch: “Qeveria Federale nuk planifikon as pretendon të sigurojë maska ​​për të gjithë popullsinë, transmeton albinfo.ch. U takon degëve, sektorëve që të organizojnë furnizimin me maska ​​nëse është e nevojshme.

Pastaj, ka vazhduar ai, askush nuk mund ta parashikonte një epidemi të tillë. “Me siguri do të bëhet më mirë në të ardhmen. Aktualisht ka në dispozicion numër të mjaftueshëm maskash. Tani ka 20 milion maska ​​në kompetencë të Qeverisë Federale, ndërsa deri në fund të muajit prill priten 100 milion maska”.

Të kujtojmë, në Zvicër brenda një dite konsumohen 1 deri në 2 milionë maska, në kushtet e tanishme, kur ato përdoren në mënyrë shumë të kufizuar dhe kryesisht vetëm nga personeli i shëndetësisë.

Delegacioni i financave ka lejuar të mërkurën një ​​kredi prej 775 milion frangash. Kjo i mundëson Qeverisë Federale të sigurojë materialin e nevojshëm urgjent, ku hyjnë maskat dhe ilaçet, përcjell albinfo.ch. Brenda kësaj shume janë edhe paratë për promovimin e zhvillimit të vaksinave.