Maqedonia

Koalicioni s`i ka numrat për ligjin për gjuhët në Kuvendin e Maqedonisë

Ky ligj është i përfshirë në detyrimet e Rainhard Pribe për reformat që duhet t’i plotësojë vendi

Deputetët e shumicës parlamentare në Maqedoni assesi nuk po mund t’i sigurojnë numrat për të nisur debatin për Ligjin për gjuhët, pasi që ky ligj u kthye në Kuvend pas mosnënshkrimit nga presidenti Gjorge Ivanov.

Ky ligj është i përfshirë në detyrimet e Rainhard Pribe për reformat që duhet t’i plotësojë vendi. Pushteti dhe opozita thonë se i njëjti ligj mund të kalojë vetëm me marrëveshje politike, pasi nëse shkohet pa të, ai  duhet të diskutohet një vjet, për shkak të dendësisë së madhe të amendamenteve nga OBRM-PDUKM-ja.

35.000 amendamente në tërësi, 220 amendamente për një nen të ligjit, punë aktive deri në muajin shtator. Ky është epilogu i bllokimit që i bën këtij ligji opozita maqedonase.