Kosova
Koalicioni drejt ndarjes, Nisma: AKR-ja është e lirë t’i marrë vendimet vetë
Meqenëse koalicioni Nisma-AKR-PD akoma është në rrezik për të mos e kaluar pragun zgjedhor, së fundmi ka disa reagime në deklaratat e tyre.
Kandidatja për deputete nga Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj, ka deklaruar për “Zërin” se Nisma nuk ndihet e rrezikuar për moskalim të pragut pasi siç ka thënë ajo janë 25 vota mbi pragun dhe presin që ky numër të rritet. “Nuk ndihemi të rrezikuar sepse kemi pas rritje. Nuk besoj se kjo na rrezikon neve për të mos e kaluar pragun. Momentalisht jemi 25 vota. Me rinumërimin e vendvotimeve tjera do të dalin edhe vota të tjera”, ka theksuar ish-deputetja Balaj.
Këto ditë pati deklarata nga partia AKR, e cila është në koalicion me Nismën se kjo e fundit i ka dëmtuar në zgjedhje dhe se ekziston mundësia që AKR të dalë nga koalicioni.
Për këtë Balaj ka thënë se është zgjedhje e AKR-së nëse dëshiron të qëndrojë në koalicion apo jo. Sipas saj në parti akoma nuk është folur se çfarë do të ndodhë tutje pas certifikimit të rezultateve. “Është zgjedhje e AKR-së nëse e bëjnë. Por ajo që mund të them është se ne nuk e kemi shqyrtuar ende as ne kryesi dhe as në organe të partisë se cilat do të jenë veprimet tona në të ardhmen. Por ka kohë pas certifikimit të rezultateve ne jemi këtu për të diskutuar”, ka deklaruar ajo, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026