Kosova

KMDLNJ: Milaim Zeka po trajtohet mirë në Qendrën e ndalimit

Monitorues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut kanë vizituan deputetin e ndaluar, Milaim Zeka, që është duke u mbajtur në Qendrën e ndalimit në Prishtinë, pasi dyshohet për pjesëmarrje ose si pjesë e grupit kriminal të organizuar, mashtrim dhe shmangie nga tatimi.

Sipas KMDLNJ-së, vizita kishte për qëllim sigurimin e informatave nëse të ndaluarit i janë shkelur të drejtat e njeriut që nga çasti kur është arrestuar deri në kohën kur u vizitua, përcjell albinfo.ch.

Sipas KMDLNJ-së, gjatë qëndrimit në Qendrën e ndalimit Zeka nuk ka asnjë vërejtje në sjelljen e stafit dhe nuk konsideron se ndaj tij në këtë qendër ka ndonjë veprim nga stafi që ia shkel të drejtat e personit të ndaluar.