Lajme

KMDLNJ-ja kërkon ndalimin e dhënies së targave ilegale

“Intervenimet e misionit të EULEX-it, KMDLNJ-ja i konsideron si presion për institucionet vendore në zbatimin e ligjshmërisë”

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të bëjnë ndalimin e dhënies së targave ilegale dhe konfiskimin  e atyre të lëshuarave.

Sipas këtij Këshilli, institucionet vendore dhe ndërkombëtare që kanë përgjegjësi për sigurinë dhe drejtësinë më shumë janë të interesuara që të ruajnë situatën e sigurisë se sa të ndërmarrin masa për zbatimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në tërë territorin e Kosovës.

“Intervenimet e tilla të misionit të EULEX-it, KMDLNJ-ja i konsideron si presion për institucionet vendore në zbatimin e ligjshmërisë dhe keqpërdorim të mandatit që ka. KMDLNJ-ja, ka thënë se nëse lejohen që të qarkullojnë 186 automjete me tabela të Serbisë në Kosovë, atëherë KMDLNJ-ja propozon që të prodhohen 186 tabela të Republikës së Kosovës dhe të shpërndahen për komunat e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.