Kosova
KMDLNJ e Saraçi demantojnë deklaratat e Brovinës
Kryetari i KMDLNJ-së, Bexhet Shala, ka mohuar që ndonjë aktivist i këtij institucioni t’i ketë dorëzuar deputetes Flora Brovinës foto.
Ai ka thënë se nuk kanë pasur asnjë arsye për ta bërë një gjë të tillë.
“Jam shumë i sigurt që kjo foto nuk i është dorëzuar Brovinës nga KMDLNJ, përndryshe ne do të ishim në dijeni për këtë. Por edhe nëse do ta dërgonim, së pari kjo do të kalonte përmes qendrës së KMDLNJ-së, e që një gjë e tillë nuk ka ndodhur”, ka thënë Shala.
Edhe aktivistja Mevlyde Saraçi ka mohuar t’i ketë dorëzuar këtë foto Brovinës.
Saraçi për KTV-në ka thënë se nuk është e vërtetë deklarata e deputetës, dhe se ajo nuk e njeh fare atë foto, transmeton albinfo.ch.
Saraçi ka paralajmëruar se për këtë deklaratë të Brovinës do t’i hapë rast në polici.
E-Diaspora
-
Ka plagosur rëndë shokun e tij, Gjykata Kantonale konfirmon fajësinë e kosovarit I pyetur nga gjyqtari se pse nuk kishte qëndruar në banesë dhe nuk kishte thirrë policinë,...
-
Shqiptarja që hapi një kompani ndërtimi në Zvicër, shumica e punëtorëve janë shqiptarë
-
Prokurori publik i Cyrihut hap procedurë kundër Sanija Ametit
-
Zvicër: Kosovari dënohet me 32 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia
-
Kosova për herë të parë në Yellow Cup në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kreu i ushtrisë zvicerane viziton trupat në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë Me këtë rast ai takohet edhe me komandantin e KFOR-it...
-
Një javë skijimi në Zvicër do të jetë më e shtrenjtë në vitin 2025
-
Kush janë fituesit dhe humbësit në buxhetin e Zvicrës për vitin 2025?
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në vitin 2025
-
Shumë zviceranë besojnë se cilësia e jetës do t’u përkeqësohet pas daljes në pension