Futboll

Klubi i Zurichut shpreh keqardhje që Krasniqi nuk mund të luajë më për Zvicrën

Bledian Krasniqi nga Zvicra i tha “Po’ Kombëtares së Kosovës

Pas vendimit të Bledian Krasniqi për të luajtur në Kombëtarën e Kosovës, klubi i Superligës së Zvicrës, Zurichu, ka dalë me deklaratë, përcjell albinfo.ch.

Zurichu shpreh keqardhje që Krasniqi nuk do të mund të paraqitet më për Zvicrën. 

Krasniqi në të kaluarën ka luajtur për të gjitha grumposhat e shtetit “helvetik”. Por Krasniqi nuk u ftua kurrë të paraqitet për ekipin A të Zvicrës. Dhe, të mërkurën u bë e ditur se ka nisur procedurat për t’u pajisur me nënshtetësi të Kosovës.

“Ne u njoftuam nga lojtari ynë Bledian Krasniqi se do të pranojë ftesë nga Federata e Futbollit e Kosovës pasi të plotësohen të gjitha dokumentacionet. Nga njëra anë, na vjen keq për këtë vendim, sepse Blediani, një futbollist shumë i talentuar, nuk mund të luante më për Zvicrën. Nga ana tjetër, ne e kuptojmë vendimin e tij, pasi deri më tani Federata Zvicerane e Futbollit nuk ka shfaqur asnjë interes për ta përfshirë në ekipin kombëtar të Zvicrës në afat të shkurtër apo të mesëm. Gjithashtu jemi të kënaqur që një lojtar i rritur në Zurich, Bledian Krasniqi, është në fokus të një ekipi kombëtar të të rriturve”, shkruan në deklaratën e klubit zviceran.