Lajme
Klubet evropiane, në garë për Leon Dajakun
Sheffield United është një nga katër klubet që kanë shprehur interes për të marrë të riun shqiptar të Bayern Munich, Leon Dajaku
Sipas Goal.com dhe SPOX, 19-vjeçari kërkon të largohet nga “Allianz Arena” në edicionin 2020-21 për të gjetur një klub që i mundëson të luajë më shumë.
Dajaku ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2023, por nuk është pjesë e rregullt e skuadrës së parë.
Por, në anën tjetër, ka klube të interesuara që ta kenë lojtarin në ekipet e tyre.
Klubi i Ligës Premier kanë shprehur interesim për Dajakun, duke iu bashkuar klubit nga Championship, Swansea, që po ashtu kanë interesim.
Klubet e tjera që e pëlqejnë mesfushorin janë edhe Sassuolo dhe Torino, pasi besojnë se lojtari i talentuar mund të luajë pa problem në Serie A.
Lista nuk mbyllet me kaq, pasi më parë interesim kishin shfaqur edhe St. Gallen dhe FC Utrecht.
Dajaku është i bindur se është gati për të luajtur në një ekip të parë. Ai nën drejtimin e Hansi Flick ka luajtur në dy ndeshje të Bundesligës si zëvendësues.
Dajaku kishte kaluar nga Stuttgarti për 1.5 milion euro në vitin 2019.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













