Maqedonia

Klima e biznesit në Maqedoni jo e mirë për investitorët e huaj

“Mungesa e kuadrit të kualifikuar, klima e paparashikueshme e biznesit, ndërrimi i shpeshtë i ligjeve, investimet e pamjaftueshme në infrastrukturë, mungesa e reformave strukturore janë problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen kompanitë e huaja që punojnë në Maqedoni”, këto janë disa nga vërejtjet  që i janë dhënë Qeverisë në Shkup nga këshilli për investitorë të huaj.

Ata kanë thënë se në “Librin e bardhë” për vitin 2018, investitorët e huaj kanë thënë se situata ekonomike në Maqedoni edhe më tej mbetet e njëjtë, transmeton albinfo.ch.

“Si t’i bëni reformat? Për një ditë kjo është e pamundur. Nuk mund t’i bëni reformat sot për nesër. Mund t’i bëni hap pas hapi, me punë të vazhdueshme dhe me rritjen e këtij mali që është i madh dhe që ka shumë për t’u ngjitur”, ka deklaruar Shtefan Peter nga Këshilli i Investitorëve të Huaj.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev tha se për përmirësimin e klimës së biznesit nevojitet anëtarësimi në BE dhe NATO.