Ekonomi
Klientët e bankave zvicerane, cak i hakerëve
Klientët e bankave zvicerane janë bërë cak i hakerëve. Të dhënat e reja federale tregojnë se edhe infrastruktura bankare është duke u sulmuar.
“Përshëndetje, emri im është Patrick Sägesser, unë përfaqësoj Departamentin e Hetimeve Kriminale”. Kështu filluan mijëra e-mail të rremë, të cilat janë dërguar në gjithë Zvicrën që nga fillimi i kësaj jave. Caku i kriminelëve kibernetikë: Marrësi duhet të hapë dokumentin e bashkëngjitur me një virus trojan bankar “Retefe”, i cili prek të dhënat e e-banking.
Kur shtojca të hapet, tashmë virusi «malware» gjendet në kompjuterin e përdoruesit. Nëse përdoruesi pastaj dëshiron të hyjë në portalin e tij të e-banking, «Trojan» e përcjell lidhjen e të dhënave në një server që kontrollojnë kriminelët kibernetikë. Dhe kjo duket se po punon me fushatën e fundit të e-mailit: ekspertët kibernetikë në Qendrën për Raportimin dhe Analizën e Sigurisë së Informacionit Melani aktualisht po regjistrojnë deri në 100 sulme në ditë.
Që nga viti 2013, kriminelët kanë përdorur virusë të ngjashëm për të pastruar llogaritë bankare. Për shkak se programet keqdashëse synonin në mënyrë specifike bankat zvicerane, specialistët e sigurisë e quajnë metodën e sulmit “Operation Emmental”.
Në vitin 2015 ekspertët e sigurisë raportuan 56 sulme të këtilla kibernetike. Këtu përfshihen centralet, policia, spitalet, kompanitë e mbrojtjes dhe administrata federale. 57 për qind e incidenteve kanë të bëjnë me sektorin financiar.
Në 2016-ën, tashmë kishte 70 nga 100 njoftime, 62 nga totali i 94 njoftimeve vitin e kaluar.
Kompanitë shpesh nuk raportojnë incidentet për shkak të frikës nga dëmtimi i reputacionit. «UBS» dhe “Credit Suisse» nuk duan të komentojnë për çështje të sigurisë. «Postfinance» dhe «Raiffeisen» të paktën pranojnë të jenë të prekur nga operacioni Emmental.
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve