Kosova
Klaidi, violinisti shqiptar me famë botërore që jeton në Cyrih
Violinisti shqiptar që ka mahnitur publikun në mbarë botën
Klaidi Sahatçi, violinisti shqiptar me famë botërore, që nga viti 2001 jeton në Meilen të Kantonit të Cyrihut, përcjell albinfo.ch.
Në fakt, ai është koncertmaestri (violinist) i parë i Orkestrës Tonhalle të Zyrihut dhe është gjithashtu profesor i njohur muzike në Zvicrën italiane. Klaidi ka një karrierë të pasur e të suksesshme në skenat ndërkombëtare të Europës dhe Botës, transmeton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se ky artist ka luajtur në duo dhe në formacione në sallat muzikore më prestigjioze në botë, duke përfshirë në Milano, Paris, Zvicër, Vjenë, Lion e Budapest. Njëkohësisht, ai ka luajtur si solist me Orkestrën Nacionale të Lionit, Orkestrën e Zvicrës Italiane në Lugano, Orkestrën e RAI-t, Radio Televizionit Italian, Tonhalle Zurich, Cameristi della Scala, Solistes Europeens de Louxembourg etj. /Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve