Integrimi
KKSH mbështet Sami Gashin për Parlamentin e Gjenevës
Kryesia e KKSH të Gjenevës në mbledhjen e saj ka marrë qëndrim që të përkrahë kandidatin për Parlamentin e Kantonit të Gjenevës nga radhët e PDC-së
Më 6 tetor 2013 mbahen zgjedhjet për Parlamentin e Kantonit të Gjenevës (Grand Conseil du Canton de Genève), sikurse edhe për Qeverinë e Kantonit të Gjenevës (Le Conseil d’Etat).
Kryesia e Komunitetit Shqiptar të Gjenevës në mbledhjen e saj të fundit ka marrë qëndrim që të përkrahë kandidatin për Kuvendin e Kantonit të Gjenevës nga radhët e partisë PDC, njëkohësisht edhe anëtarin e komunitetit, Sami Gashi. Ky qëndrim është në pajtim me nenin 5, paragrafi 2, të Statutit të Komunitetit Shqiptar të Gjenevës”, thuhet në një komunikatë të dërguar nga KKSH i Gjenevës
Në vazhdim të komunikatë shpjegohet mënyra e votimit gjegjësisht jepen udhëzimet për ata që nuk kanë pasur rastin të votojnë më parë.
Ndërkaq, sa u përket zgjedhjeve për Qeverinë e Kantonit të Gjenevës, Komuniteti Shqiptar i Gjenevës nuk është pozicionuar.
Shqiptarët janë një komunitet i rëndësishëm në kantonin e Gjenevës. Janë me qindra ndërmarrje me pronarë shqiptarë. Aty ku ne mungojmë, janë institucionet shtetërore dhe politike. Integrimi ynë nuk do jetë asnjëherë i plotë, përderisa nuk marrim pjesë aktive edhe në jetën shoqërore dhe politike, thuhet veç tjerash në komunikatën e Komunitetit Shqiptar të Gjenevës, në lidhje me zgjedhjet komunale që mbahen më 6 tetor 2013.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?