Muzikë
Kënga nga Eurovision-i që thyen të gjitha rekordet
Mediat botërore shkruajnë se, edhe pse Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit të këtij viti dhe të ketë zënë vendin e katërt, por kënga “Mon Amour” e Slimane fitoi admirimin dhe dashurinë e botës, përcjell albinfo.ch.
Balada tashmë ka shënuar një rekord mbresëlënës, pasi brenda 24 orëve ajo u bë kënga e parë franceze në historinë e Spotify, e cila kalon 2 milionë transmetime.
https://www.instagram.com/reel/C69EBqTtr08/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading
Këngëtari falënderoi emocionalisht fansat dhe mbështetësit në një video që ka postuar në llogarinë e tij në Instagram, duke thënë: “Mirëmbrëma, miq, shpresoj të jeni mirë. Po e bëj këtë video, sepse ndihem shumë i prekur. Jam shume i lumtur. Të dielën e kaluar ne ‘thyem’ një rekord historik me Mon Amour. Ajo u bë kënga franceze më e transmetuar në historinë e Spotify brenda 24 orëve. Ishte më shumë se 2,000,000”.
Slimane dhe performanca e tij u adhuruan si nga Malmö Arena, ashtu edhe nga teleshikuesit, të cilët e panë 34-vjeçarin duke kënduar disa metra larg mikrofonit dhe duke mos humbur kolonën zanore.
Kënga është pëlqyer aq shumë sa që vazhdon të ripostohet gjithnjë e më shumë në rrjetet sociale, me komente pozitive për këngëtarin francez.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?