Lajme

Pse sipërmarrësi shqiptar e qëlloi për vdekje bashkëkombësin në Gjermani

Detaje të reja për krimin që tronditi Gjermaninë: Ja pse Rinori qëlloi për vdekje shqiptarin tjetër

Shqiptari me origjinë nga Kosova që qëlloi për vdekje bashkëkombësin e tij pak ditë më parë në Gjermani është vetëdorëzuar në polici, transmeton albinfo.ch.

Mediat gjermane shkruajnë se R.Z., një sipërmarrës ndërtimi, dyshohet të ketë qëlluar për vetëmbrojtje. Avokati i tij ka deklaruar se ai është detyuar ta qëllonte, pasi nuk “kishte rrugë tjetër”.

Rinori dhe viktima, A.N., u konfliktuan fillimisht në një semafor në qendër të Hanoverit, e më pas degradoi në përdorimin e armëve.

Nga ana tjetër, prokuroria e Hanoverit nuk ka dhënë shumë detaje për ngjarjen e rëndë. “Mosmarrëveshja u përshkallëzua në atë pikë sa të paktën një e shtënë u bë nga vetura Mercedes-Benz. Pak kohë më pas, vetura Porsche shpejtoi, e kaloi udhëkryqin dhe goditi një shenjë trafiku në anën e kundërt të rrugës. Personi 30-vjeçar në Porsche doli nga vetura dhe ra në tokë. Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë nga shërbimi i shpëtimit, burri vdiq në vendin e ngjarjes”, tha prokuroria.

Theksohet nga mediat gjermane se A.N. ishte një emër i njohur për policinë, pasi kishte vrarë një person në vitin 2017, pas një sherri për një femër.

Atëherë u tha se ai veproi për vetëmbrojtje. Ndërkohë A.N. ishte i njohur edhe për lidhjet e tij me yjet e ekranit. /Albinfo.ch