Fun
Kjo është skena e Eurovizionit
Kanë mbetur edhe dy javë deri në finalen e madhe të festivalit më të madh evropian “Eurosong” që këtë vit do të mbahet më 23 maj në Vjenë të Austrisë
Në këtë skenë pritet të prezantohen këngët e 40 shteteve evropiane. Nata e parë e gjysmë finales do të zhvillohet më datën 19 maj, ndërsa finalja do të mbahet më 23 maj, raportojnë mediat austriake, njofton “albinfo.ch”.
Festivalin evropian pritet ta shikojnë rreth 200 milion njerëz ndërkaq janë akredituar mbi 1700 gazetarë nga mbarë bota.
Rriten çmimet e udhëtimit dhe të hoteleve.
Të gjithë simpatizuesit e garuesve që do të marrin pjesë në festivalin “Eurosong” duhet të llogarisin mirë financat e tyre para nisjes për në Austri. Sipas medieve austriake, çmimet e udhëtimit dhe të hoteleve po thuajse janë dyfishuar. Ndërkaq që tani ka filluar të monitorohet edhe siguria e sallës.
Në këtë festival Shqipërinë do ta përfaqësojë Elhaida Dani me këngën “I`m alive”. Edhe pse kënga nga Shqipëria është pritur mirë në shumë sondazhe, sipas analistëve austriakë favorite është Suedia me këngën “Heroes” të kënduar nga këngëtari Mans Zelmerlow, bën të ditur “albinfo.ch”.
Të tjera nga Fun
E-Diaspora
-
Austri: Ekspozitë e piktorit shqiptar Haxhi Fejzullahi Në qendrën kulturore Gang-Galerie St. Josef në Voitsberg, rreth 28 piktura të Haxhi Fejzullahit janë ekspozuar...
-
Doktori nga Kosova emërohet shef klinike në landin e Thuringenit në Gjermani
-
Puna me kohë të pjesshme: Si të shmangni boshllëqet e pensioneve
-
Gjenevë: U promovua libri “Shekulli i parë” në një festë të kujtesës historike
-
Prindërit e Iliria Sulës kërkojnë burgim të përjetshëm për autorët e vrasjes së vajzës së tyre
Jeta në Zvicër
-
Niseni drejt Italisë? Kujdes me gomat e veturës Është koha e ndërrimit të gomave – shumë prej tyre do t’i ndryshojnë gomat e tyre...
-
Presidentja e Zvicrës zhvillon bisedë telefonike me Donald Trump, flasin për tregtinë
-
Janë rritur rastet e falimentimit në Zvicër
-
Puna me kohë të pjesshme: Si të shmangni boshllëqet e pensioneve
-
Gjithnjë e më shumë zviceranë duan të blejnë prona