Kosova

Kjo është situata në pikat kufitare në Kosovë

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë ka rënduar qarkullimin nëpër pikat kufitare. Megjithatë, mëngjesin e së dielës kolonat për hyrje në Kosovë maksimalisht ishin deri në 30 minuta.

Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar në Kosovë, pritja te Dheu i Bardhë është 15-20 minuta.

5-10 minuta është pritja për të hyrë në Kosovë përmes Jarinjës e përmes Merdares duhen 20-30 minuta pritje, për shkak të ngarkesës.

Këtu mund të ndiqni përditësimet nga QMKK për pritjet në kufi: https://mpb.rks-gov.net/