Integrimi

Kjo është shqiptarja, eksperte e sëmundjeve kardiovaskulare në Itali

Edhe një shqiptare tjetër po tregon sukses në fushën e mjekësisë. Ajo është Edina Cenko, e cila është eksperte e sëmundjeve kardiovaskulare në Itali. 

Prej disa vjetësh ajo është kërkuese shkencore fushën e epidemiologjisë dhe kardiologjisë, pranë Departamentit Eksperimentimit, Diagnostikimit dhe Specializimit Mjekësor (DIMES) Universitetin e Bolonjës, përcjell albinfo.ch. 

Përveçse punës në Univeristet, ajo ka publikuar disa artikuj shkencorë. Ajo gjithashtu është edhe pjesëtare e disa shoqatave mjekësore Itali dhe Evropë.