Kuriozitete
Kjo është paga mesatare në fabrikat evropiane të Teslas
Tashmë Tesla konsiderohet prodhuesi më fitimprurës i veturave në botë dhe shefi i saj, Elon Musk, tashmë ka fituar statusin e njeriut më të pasur në botë, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se Tesla ka rreth 3.500 punonjës me kohë të plotë në fabrikën gjermane në afërsi të Berlinit.
Referuar raportit të “Kununu”, programuesit ose inxhinierët fitojnë midis 63.700 dhe 71.600 euro bruto në vit.
Lidhur me shumën e pagave, nëse jeni punëtor në prodhim, mirëmbajtje apo logjistikë, paga vjetore është nga 33.900 euro deri në 41.400 euro.
Ndryshe nga prodhuesit gjermanë si BMW, Porsche dhe të tjerë, këto paga nuk përfshijnë bonuse, shkruan koha.net.
Në BMW, për shembull, punëtorët mund të llogarisin në bonus sindikatash dhe bonus vjetor, në varësi të fitimeve të kompanisë.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind