Shqipëria
Kjo është murgesha zvicerane që i ka shpallur luftë kanunit
Një artikull i gjatë i gazetës Luzerner Zeitung i bën portretin murgeshës Christina Färber dhe dukurisë arkaike të gjakmarrjes në Shqipërinë e veriut
“Në Shqipërinë e veriut funksionon edhe sot ligji i gjakmarrjes: Kush merr gjak, duhet të japë gjak (ta paguajë gjakun me gjak). Një grua zvicerane, motër nderi e rendit të kapucinëve, Christina Färber, i ka dhënë vetes misionin që të luftojë gjakmarrjen”.
Një artikull i gjatë i gazetës Luzerner Zeitung i bën portretin murgeshës në fjalë dhe dukurisë arkaike të gjakmarrjes në Shqipërinë e veriut.
Në vazhdim albinfo.ch sjell të përkthyer, me pak shkurtime, këtë reportazh.
Artikulli fillon me lidhjen paksa problematike që autori i bën fenomenit të gjakmarrjes gjegjësisht vrasjes për “punë të nderit” me dy vrasje të cilat kanë ndopdhur muajve të fundit brenda komunitetit shqiptar të Zvicrës.
“Vrasjet që ndodhën kisuin të bënin me kanunin. Nderi qëndron mbi të gjitha, gratë nuk kanë pothuaj fare të drejta. Dhe shumë familje jetojnë ende nën kërcënimin e gjakmarrjes.
Christina Färber është gruaja e guximshme e cila i ka shpallur rezistencë paqësore të drejtës zakonore shqiptare, kanunit. Ajo lufton kundër dhunës mbi gratë, kundër martesës me detyrim. Dhe kundër gjakmarrjes, me të cilën këtu edhe sot jetojnë familje të shumta, transmeton albinfo.ch. Ajo e çon gazetarin te një familje në periferi të Shkodrës e cila jeton me frikën se gjakësi do ta vrasë djalin e saj 17 vjeçar, Kristianin.
“Në veriun shqiptar, në këtë malësi të egër, me pyjet, ujëvarat dhe liqenet e saj, kanuni është edhe sot i ngulitur fort në kokat e shumë njerëzve. Bëhet fjalë për “Ligjin e nderit”: nderi i familjes, i fisit dhe i burrit. Kanuni është një tërësi rregullash të pashkruara nga mesjeta, i cili gruas nuk i jep pothuaj fare të drejta, vazhdon gazeta.
“Gruaja sipas kanunit është një tub që lind fëmijë”, thotë Motër Christina. “burri në kanun ka të drejtë ta rrahë gruan e tij kur ajo nuk i dëgjon urdhrat e tij. Ai ka të drejtë madje edhe ta vrasë. Në rastet kur ajo e braktis ose e tradhëton”.
Motër Christina është vendosur para 20 vitesh në periferi të Shkodrës, ku, në kuadrin e përfaqësisë së rendit katolik të kapucinëve ndihmon më të varfrit dhe gratë. Shtëpia ku ajo dhe dy motra tjera nderi janë vendosur, është menduar si një lloj manastiri por tani funksionon më tepër si shoqatë humaniatre se sa si shtëpi lutjesh, përcjell tutje albinfo.ch. Ajo u shërben më të varfërve si një stacion shëndetësor, si pikë për shpërndarje të ushqimit, veshmbathjes etj.
Por në radhë të parë ky manastir është një pikëtakimi për gratë që përjetojnë dhunë në familjet e tyre. “Të tilla në këtë zonë janë mjerisht shumë, nëse jo edhe shumica e grave”, thotë murgesha. Ajo shton se trajtimi i tillë i gruas është nje plagë e rëndë shoqërore në Shqipëri, sidomos në veri të saj dhe në pjesë të Kosovës, të Maqedonisë, e të Malit të Zi. Për të ndryshuar sadopak gjendjen, ajo mbledh rreth njëzet vajza e djem me të cilët zhvillon rregullisht një herë në javë debat në kuadrin e kësaj shtëpie.
Në vazhdim të tekstit përshkruhet rasti i Kristianit 17 vjeçar, i cili detyrohet të jetojë i mbyllur dhe me frikë nga gjakmarrja. E gjithë kjo për faj të një xhaxhai të tij i cili para 21 vitesh kishte vrarë një bashkëfshatar dhe Kristiani, në pajtim me kanunin, “e ka hak” ta paguajë me gjak këtë vrasje, transmeton albinfo.ch. Ndërkohë xhaxhai i tij, pasi ka mbaruar burgun, ka ikur diku në perëndim. E Kristiani, nga dita kur ka mbushur 16 vjet, sipas rregullave të kanunit, üështë “cak legjitim” i gjakmarrjes.
Motër Christina thotë se duhet të jenë rreth 200 familje në Shqipërinë e veriut që jetojnë nën kërcënimin e gjakmarrjes.
Familja e Kristianit, për të qenë larg gjakësit është shpërngulur nga rrethina e Thethit, në periferinë e Shkodrës. Kristiani ashtu si dhe babai i tij, pjesën më të madhe të kohës e kalon mbyllur në shtëpi, para televizorit. Të dalë të lozë futboll me shokët, është diçka shumë e rrezikshme për të. Por mëngjeseve bën megjithatë një përjashtim. Me biçikletën e tij shkon në shkollë. Çdo ditë zgjedh një rruzgë tjetër. Por edhe kështu ai rrezikon çdo ditë që të vritet. Edhe pse gjakësi jeton larg, Kristiani çdo ditë jeton me frikë, përcjell albinfo.ch. “Më duhet të jetoj me këtë”, thotë ai, i deprimuar, bosh.
“Në ndarje, babai i Kristianit i jep motrës Christina një pusullë me adresën e gjakësit. Ajo e merr pusullën dhe i premton atij se do ta vizitojë familjen e atyre që “duhet” të marrin gjak dhe do ta lusë për falje. Ndërmjetësuesit e deritashën nuk kanë pasur sukses.
Ndërmjetësimet për falje të gjakut në Shqipërinë e Veriut bëhen vetëm nga personat që njihen dhe respektohen njësoj nga të dyja familjet. Ndonjë kryebashkiak vendor, për shenmbull. Por më i sigurt pajtimi ështe kur bëhet nga prifti. Dhe akoma më mirë është kur ndërmjetëson personalisht ipeshkvi i Dioçezës Katolike të Shkodrës, monsinjor Angelo Massafra.
Ai bën brenda vitit disa pajtime personalisht. Por vetëm në ditë festash, si në Pashkë ose në Rrshaja. Vetëm pasi që një ndërmjetësues civil ka biseduar paraprakisht me të dyja familjet dhe i ka thënë atij se pajtimi është i mundshëm, Massafra iu bën bashkë dy familjet. Këtë e bën madje në shtëpinë e familjes që duhet të falë gjakun, transmeton albinfo.ch. Së pari Massafra lut familjen e dorasit para të gjithëve, për falje. Nëse kjo pranohet, ipeshkvi Masafra fillon ceremoninë. Ai vendos një kryq prej metali mbi tavolinë, të cilin duhet ta puthë secili pjesëtar i familjes, personalisht. Në përmbyllje shërbehet një drekë e bollshme. Dhe cakërrohen gotat me raki për nderin e rivendosur.
Te familjet myslimane në vend të puthet Kurani.
Por, shkruan gazeta, ka raste kur pajtimi funksionon edhe pa kryq dhe kuran: Motra Christina, gjashtë javë pas vizitës që i bëmë familjes së Kriistianit ka vizituar edhe familjen e gjakësit në zonën e Tropojës, afër kufirit me Kosovën. Pesë orë t`i merr rruga deri atje me makinë terreni. Pas një bashkëbuisedimi të gjatë, familja e gjakësit i ka premtuar asaj se po heq dorë nga hakmarrja. Dhe e ka porositur të njoftojë familjen atje poshtë në Shkodër se ia kanë falur. “Kanë vuajtur mjaft tashmë dhe përfundimisht duan ta harrojnë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar