Lajme

Kjo është makina më e shpejtë në botë

Tashmë SSC Tuatara është vetura më e shpejtë në botë. Makina amerikane ka shënuar rekordin, duke arritur një shpejtësi prej 455 km/h. Në timon nuk ishte një pilot profesionist, por i zoti i saj, i cili ka bërë provën në pistën Kennedy Space Center në Florida, përcjell albinfo.ch.

Në një njoftim, kompania edhe një muaj më parë bëri të ditur se automjeti kishte arritur një rekord shpejtësie prej 530 km/orë, por lajmi u përgënjeshtrua, pas dyshimeve dhe konfirmimeve nga disa ekipe. Kompania pranoi se kishte pasur gabime të pavullnetshme në përllogaritje dhe në Krishtlindje u bë një tjetër provë. Por edhe në tentativën e dytë shpejtësia maksimale që u arrit ishte 404 km/orë.

Prova e tretë ishte ajo vendimtarja dhe zyrtarisht është makina e serisë me të shpejtë në botë.

Kjo veturë ka një motor V8 me 1750 kuaj fuqi, dhe rekordi në fjalë kalon atë paraardhësin që ishit e shënuar në vitin 2017, me një shpejtësi maksimale prej 447 km/orë nga Kornigsegg Agera RS.