Lajme
Kjo është fjala më e kërkuar e vitit 2023 në internet
Bëhet e dutur se “AI” ka pësuar një rritje të katërfishtë këtë vit, krahasuar me një vit më parë, duke u renditur kështu fjala më e kërkuar e vitit 2023 nga fjalori “Collins”, përcjell albinfo.ch.
“AI” ka lënë pas termat “nepo baby” dhe “deinfluencing”, të cilat kanë qenë risi në motorin e kërkimit.
“Nepo baby” termi i përdorur për të përshkruar djemtë dhe vajzat e personazheve të famshëm, karriera e të cilëve supozohet se ka marrë hov falë prindërve të tyre të famshëm, ndërsa “deinfluencing” shpjegohet si “përdorimi i mediave sociale për të paralajmëruar ndjekësit të shmangin disa produkte komerciale, zgjedhje të stilit të jetesës etj”.
Fjala më e kërkuar e vitit zgjidhet nga leksikografë që monitorojnë një sërë burimesh, përfshirë edhe mediat sociale.
Shqetësimet shëndetësore ishin të dukshme në vitin 2023, sipas botuesve, ndaj edhe “ultra-processed””, një term që i referohet ushqimit që “përgatitet duke përdorur metoda komplekse industriale nga përbërës të shumtë, shpesh duke përfshirë përbërës me pak ose aspak vlera ushqyese”, është renditur në vendet e para në fjalor, por jo më larg mbetet edhe “semaglutide”, ilaçi që njihet për efektin në heqjen e oreksit. Përdorimi i termit është trefishuar duke nisur që nga viti i kaluar.
Alex Beecroft, menaxher i “Collins”, tha se “nuk kishte dyshim” se “AI” kishte qenë “pika kryesore më e përfolur e vitit 2023″.
“Ne e dimë se AI ka qenë një fokus i madh këtë vit, në mënyrën se si është zhvilluar dhe është bërë shumë shpejt aq e përhapur dhe e ngulitur në jetën tonë sa çdo teknologji tjetër dikur futuriste, por tashmë e përditshme”. E përcaktuar si “modelimi i funksioneve mendore të njeriut nga programet kompjuterike”, “AI” u zgjodh, sepse “është përshpejtuar me një ritëm kaq të shpejtë dhe është bërë biseda dominuese e vitit 2023”, shtoi botuesi.
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind Çmimi mesatar i primeve të sigurimit shëndetësor është 378,70 franga në muaj. Për të rriturit, një...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel