Bota
Kjo është fjala e vitit 2021
Vitin e kaluar u zgjodh si fjalë e vitit “lockdown” nga Colllins
Vaksina është shpallur si fjala e vitit nga leksikografët e Fjalorit anglez të Oksfordit (OED).
Fjalët që lidhen me vaksinat shohin një rritje të përdorimit në vitin 2021 për shkak të Covid-it, përfshirë termat vaksinim i plotë, të pavaksinuarit, si dhe ata që janë kundër vaksinimit.
Redaktorja e OED, Fiona McPherson thotë se vaksina ishte një zgjedhje e qartë për shkak të ndikimit që ka pasur në luftën kundër pandemisë dhe në mbrojtjen e shëndetit.
Fjala vaksinë, u regjistrua për herë të parë në anglisht në vitin 1799, ndërsa derivatet e saj vaksinohu dhe vaksinimi u shfaqën për herë të parë në 1800, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Të gjitha këto fjalë në fund të fundit vijnë nga fjala latine vacca, që do të thotë lopë.
Sipas OED, kjo fjalë lidhet me punën e mjekut dhe shkencëtarit anglez Edward Jenner për vaksinimin kundër lisë së lopës në fund të viteve 1790 dhe në fillim të viteve 1800.
Përdorimi i fjalës pandemi është rritur gjithashtu me më shumë se 57,000% këtë vit. Vitin e kaluar u zgjodh si fjalë e vitit “lockdown” nga Colllins. Ndërsa Oxford Languages nuk kishte një fjalë specifike, por përfshihu disa fjalë kyçe, si bllokimi, zjarret, Covid-19, puna nga shtëpia etj.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët BE-ja kërkon që studentët nga BE-ja të mos paguajnë tarifa më të larta se studentët zviceranë....
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët
-
Banorëve të Brienz u propozohet të zhvendos në Tiefencastel
-
Zvicra mbështet Maqedoninë e Veriut me tre milionë franga për menaxhimin e mbetjeve të ngurta
-
Reshjet e borës bllokuan disa qytete të mëdha, kjo është situata