Kuriozitete
Pse duhet të vishen në të bardha garuesit në kampionatin e Wimbledon-it?
Kampionati i Wimbledon, gara më e madhe në kalendarin e tenisit profesional, është një turne i ngulitur thellë në traditë.
Që nga viti 1877, një nga veçoritë dalluese të kësaj gare sportive të famshme është kodi shumë i rreptë i veshjes, të cilën lojtarët që marrin pjesë duhet ta respektojnë.
Është fakt i ditur se të gjithë pjesëmarrësit duhet të veshin rroba krejtësisht të bardha në fushë.
Kjo nuk mbaron këtu. Lojtarët që shfaqen në fushën e tenisit duhet të kenë kujdes se çfarë nuance të së bardhës përdorin, meqenëse ngjyrat që anojnë në të bardhë krem nuk lejohen. Për më tepër, ekzistojnë rregulla specifike edhe për sasinë e ngjyrës që mund të përdoret në jakë, mëngë dhe rrip koke.
Termi “të bardhat e tenisit” daton që nga viti 1800, kur njerëzit luanin tenis në ngjarje shoqërore. Lojtarët visheshin në të bardha për të evituar paraqitjen e njollave të djersës që është lehtësisht e dallueshme në rroba me ngjyra. Sipas rregullave të ditëve të sotme, lojtarët janë të lejuar të përdorin ngjyrë në jakë, mëngë, rrip koke dhe në të brendshme, por që ngjyra nuk duhet të përfshijë sipërfaqe më të gjerë se një centimetër.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Nis referendumi kundër ID-s elektronike zvicerane Qytetarët zviceranë ndoshta do të duhet të votojnë përsëri për propozimet për të futur një identitet...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?