Futboll

Kjo është arsyeja pse ndeshja Moldavi-Kosovë zhvillohet në Itali

Kosova takohet më Moldavinë më 3 shtator, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë, pa praninë e tifozëve.

Moldavia ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe kjo është arsyeja që ndeshja do të zhvillohet në Itali, e jo në Moldavi.

Kosova dhe Moldavia nuk janë takuar asnjëherë dhe kjo është ndeshja e tyre e parë, dueli nis nga ora 20:45.