Tematike

Kjo bankënotë 200 frangëshe është 1 milimetër më e gjatë; pse?

“33 vjeçari kishte shtatë bankënota nga 200 frangëshe dhe zbuloi se njëri nga bankënotat ishte më e gjërë se sa të tjerat,” përcjell albinfo.ch. J.G. shprehet se ishte habitur shumë, dhe pyese veten “si është e mundur të ndodhte kjo”.

Lexuesi i gazetës zvicerane “Blick” J.G.(33) ka zbuluar diçka të pazakontë këtë të premte. Ai ka matur gjatësinë e secilës prej bankënotave të tij 200 frangëshe.

“33 vjeçari kishte shtatë bankënota nga 200 frangëshe dhe zbuloi se njëri nga bankënotat ishte më e gjërë se sa të tjerat,” përcjell albinfo.ch. J.G. shprehet se ishte habitur shumë, dhe pyese veten “si është e mundur të ndodhte kjo”.

Ai nuk beson se mund të bëhet fjalë për një bankënotë të falsifikuar për ndonjë gabim në sistemin e prerjes së bankënotave. Sipas bankës kombëtare zvicerane gjatësia dhe gjërësia e bankënotës është 70 milimetra × 151 milimetra. Kurse kjo e 33 vjeçarit është 71 milimetra – një më e gjërë.

Nga njerëzit e autorizuar bëhet me dije se paratë e tilla që dallojnë për madhësi tepër të vogël, mund të pranohen në sistemin e numërimit, pasi ekziston toleranca.