Sport
Kishte lënë Zvicrën për Kosovën, Loriana Kuka po shkëlqen në xhudo
Loriana Kuka para dy vitesh ishte vendosur në Pejë, duke lënë Zvicrën, derisa tashmë u shpall kampione e Evropës U-23
Një numër i madh i sportistëve zgjedhin kushtet më të mira, vendet ku kanë lindur e jetuar, dhe interesin personal para se gjithash.
Por, Loriana Kuka, e rritur në Zvicër, ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në xhudo, shkruan albinfo.ch.
Loriana është mbesa e Driton Kukës, përzgjedhësit të Kosovës në xhudo, i cili gjithashtu është trajner i Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës, Distria Krasniqit, Akil Gjakovës e shumë xhudistëve tjerë të suksesshëm.
Së fundi, Loriana fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian U-23. Kjo e bëri shumë të lumtur trajnerin Kuka. “E veçantë kjo medalje për mua, për familjen Kuka, për vëllain tim Sylën, që e kam pas trajner dhe udhërrëfyes në jetë! Loriana la Zvicrën për Kosovën, erdhi para dy vitesh dhe u vendos në Pejë për të rritur paraqitjen, por edhe për ta përfaqësuar vendin e familjes së saj! Medalja e parë nga një Kampionat Evropian për dikë nga familja jonë! Shumë i lumtur për këtë medalje!”, ka shkruar Kuka në rrjetet sociale.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













