Të tjera
Kishte bërë simbolin e shqiponjës, Serbia ndalon këngëtaren nga Bosnja
Ish-shefi i shërbimit të inteligjencës në Serbi (BIA), Aleksandër Vulin, konfirmoi se nuk e ka lejuar këngëtaren boshnjake, Selma Bajrami që të futet në Serbi.
Ai tha se vendimi ka ardhur për shkak se ajo ka bërë një simbol të Shqipërisë së Madhe.
“Nuk mund të shfaqësh simbolet e Shqipërisë së Madhe dhe të marrësh paratë në Serbi. Siç e kam thënë, kur shërbeja si drejtor i BIA, kam lëshuar një numër urdhrash për të gjithë ata që fyejnë dinjitetin e Serbisë dhe popullit”, tha Vulin, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Këngëtarja boshnjake me origjinë shqiptare u ndalua në aeroportin e Beogradit, teksa po futej në Serbi. Ajo u kthye mbrapsht me fluturimin e radhës për në Sarajevë.
Arsyeja thuhet se është një performancë e saj e fundit ku Bajrami bëri me duar shqiponjën dykrenare.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D një 41-vjeçar me origjinë shqiptare por banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor Të mërkurën, Këshilli Federal vendosi hyrjen në fuqi të urdhëresës përkatëse për 1 janar 2025, ashgu...
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025
-
Shumica e zviceranëve nuk i pëlqejnë masat shtrënguese të qeverisë së tyre