Integrimi
Kirurgu shqiptar në Gjermani, zbulon instrumentin për stentim të dyanshëm pa prerje, i cili do të përdoret në tërë botën
Ky zbulim, meqë tashmë është patentuar në emër të kirurgut shqiptar, mundëson trajtimin e sëmundjeve të arterieve dhe venave të gjakut në tërë trupin, në drejtim të zemrës dhe të këmbës, pa prerje apo shpim të dyfishtë
Emri Dr. Halil Krasniqi është tashmë emër i njohur ndërkombtarisht në shkencën e mjekësisë. Me më shumë se 15 mijë operacione kirukgjike, është ndër mjekët me së dhumti përvojë në trajtimin operativ dhe endovaskular të sëmundjeve kirurgjike dhe vaskulare. Dr. Dr. Krasniqi është drejtor i klinikës vaskulare dhe endovaskulare, në Spitalin Helios në Pforzheim të Gjermanisë, spital ky i Qendrës Klinike Universitetare të Heidelbergut.
Gjatë gjithë karrierës së tij, gjatë trajtimeve në sallën operative, Dr. Dr. Krasniqi është interesuar që bëjë përmirësime në procedura dhe instrumente, që të ju mundësojë pacientëve trajtim të lehtë në aspektin profesional. Brenga kryesore e tij gjithmonë ishin prerjet e mëdha gjatë intervenimit kirurgjik. Andaj, fokusi i tij ishte që këto intervenime të bëheshin pa prerje por vetëm me shpuarje, duke ju mundësuar pacientëve rikuperim shumë më të shpejtë, shkruajnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.
Për trajtimin e sëmundjeve të zgjerimit (Aneurizma) apo ngushtimit (stenoza) të arterieve dhe venave, duhej prerje kirurgjike, hapja e abdomenit apo Bypass-a. Deri më tani, kirurgët kishin mundësi që këto sëmundje të i trajtonin me një punkcion në ije dhe atë në drejtim të zemrës, ose në drejtim të këmbës. Por nuk ishte e mundur që kjo të kryhej në të dyja drejtimet në të njëjtën kohë, dhe pa prerje dhe hapje të arteries, apo një shpim të dytë i cili rrezikonte të i shkaktonte pacientit dëmtimin e arteries apo gjakëderdhje pas intervenimit.
Përvoja dhe angazhimi në shkencën e mjekësisë i Dr. Dr. Krasniqit, sollën në zbulimin shpikës të instrumentit „Krassa – Shipkë dy drejtimëshe“.
Shipka „Krassa“ tani e bënë të mundur trajtimin intervencional të enëve të gjakut me një shpim me gjilpërë, duke mundësuar ballonimin dhe implantimin e stentave në çdo artierie dhe venë, në drejtim të zemrës dhe në drejtim të këmbës, pa bërë asnjë prerje.
Shumica e këtyre intervenimeve do të mund kryhen vetëm me një shpim me gjilpëre, futjen e shipkës „Krassa“ në enën e gjakut, duke vazhduar me sondimin e telit dhe përmes tij ballonit dhe stentit. Trajtimi përmes Krassa-s, do ju mundësojë pacientëve rikuperim shumë të shpejtë, ndërsa kirurgëve vaskular, radiologëve, angiologëve por edhe të kardiologëve në tërë botën, do të ju mundësojë intervenim shumë më të lehtë, pa prerje dhe pa komplikime.
Shipka e zbuluar do të futet në tregun botëror të instrumenteve të mjeksisë pas disa muajsh. Kirurgët vaskular, kardiologët dhe kolegët e tjerë në Gjermani dhe vendet e tjera, janë shpreshur të kënaqur me këtë zbulim, duke mirëpritur që sa më shpejtë të kenë në përdorim këtë instrument.
Për këtë zbulim kanë shkruar edhe të mediat gjermane, duke vlerësuar lartë përkushtimin dhe punën e Dr. Dr. Krasniqit në shkencën e mjekësisë.
Në anën tjetër, Dr. Dr. Krasniqi shprehet i lumtur që zbulimi i tij do të ju mundësojë pacientëve intervenime më të lehta, kurse kolegëve të tij do të ju lehtësoj punën dhe përgjegjësinë që kanë në sallat operative të spitaleve. Ai po ashtu u shpreh i gatshëm që të vazhdoj kontributin e tij shkencor dhe profesional, në të mirë të pacientëve.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?