Kosova
Kirurgu kosovar dr.Bardhyl Raci shpallet “Kirurgu Oral i Vitit 2024”
Në një garë ndërkombëtare, që mbahet çdo vit në Londër, ku ndahen çmime për profesionistët më të mirë shëndetësorë nga British Healthcare Awards dhe International Award of Excellence, Dr. Bardhyl Rraci ishte nominuar si Kirurgu Oral më i Mirë i Vitit 2024 dhe kishte arritur deri në finale!
Mbrëmë, në një konkurrencë globale, ai fitoi çmimin e merituar për punë ekselente: “Kirurgu Oral i Vitit 2024”, duke ngritur kështu kirurgjinë orale të Kosovës në vendin e parë në nivel ndërkombëtar.
Bardhi prezantoi rezultate të shkëlqyera të punës së tij me implante dentare në zonën estetike, trajtime bashkëkohore dhe të avancuara me implante, trajtime dentare të nofullave atrofike, ekstraksione të ndërlikuara të dhëmbëve të impaktuar, operacione të buzës dhe gingivës për qëllime estetike etj.
Përshtypjet e pacientëve të trajtuar nga ai (kombëtarë dhe ndërkombëtarë), me rezultat shembullor 5.0 (mbi 17 vjet punë), pa dyshim ishin ndër arsyet kryesore që e çuan drejt këtij çmimi.
Sofistikimin profesional dhe shkathtësitë kirurgjike, Rraci i ngriti në këtë nivel duke kërkuar dituri dhe ndjekur trajnime në universitetet më të njohura botërore.
“Ky çmim tregon nivelin e lartë të shëndetësisë në vendin tonë. Aq sa është i imi, është edhe çmim i të gjithë profesorëve, mentorëve dhe atyre që bashkudhëtuam me shumë përkushtim dhe mund drejt ekselencës! Kemi qenë shpesh të injoruar edhe nga pothuajse të gjithë fqinjët tanë. Sot, nëse nuk jemi në krah me ta, jemi përpara tyre, dhe kjo na bën krenarë!”, ka theksuar ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












