Lajme
Kirurgë të njohur nga Turqia, për dy ditë në Cyrih
Mjekësia në shumë vende tashmë ka marrë një hov të madh zhvillimi.
E pa dyshim njëra nga këto vende, ku kërkesat nga qytetarë të shteteve të ndryshme për trajtime të shumta janë gjithmonë në rritje, është edhe Turqia.
Viteve të fundit në Turqi kemi parë hapjen e shumë klinikave të ndryshme, që ofrojnë trajtime të ndryshme specialistike, e një ndër tashmë më të njohurat është edhe Grupi për kujdesje shëndetësore “Acibadem”.
Për t’u njohur për së afërmi me të arriturat e reja mjekësore në disa fusha, me datë 3 qershor, me fillim nga ora 19:00 – 21:00, si dhe 4 qershor, nga ora 14:00, specialistët nga Acibadem Group nga Turqia do të zhvillojnë dy seminare, ku do të trajtohen temat më sa vijojnë më poshtë:
- Shëndeti i gjirit dhe operimi – Prof. Cihan Uras, Shef i Qendrës për Kancer të Gjirit në Acibadem, kirurg i përgjithshëm,
- Shëndeti i gjirit dhe operimet rikonstruktuese – Ass. Dr. Erdem Güven, Operimet rekonstruktive, plastike dhe estetike
- Dieta e shëndetshme dhe trajtimi i obezitetit – Dr. Eyüp Gemici – Kirurg i përgjithshëm.
Seminari dhe prezantimet do të zhvillohet në gjuhën turke, por personat e interesuar për temat e diskutuara mund të parashtrojnë pytje në gjuhën shqipe, eventualisht atë angleze.
Seminari në fjalë do të zhvillohet në “Holiday Inn Express”, në Aeroportin e Zürichut, në Hofwisenstrasse 30, 8153 Rümlang.
Për pyetje të mundshme rreth mbajtjes së seminarit, mos hezitoni të kontaktoni në numrin 078 211 20 74.
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë Në praktikë, një konsumator blen një artikull dhe shitësi merr menjëherë shumën e plotë nga një...
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat
-
Gati 75% e dëbimeve të urdhëruara në Zvicër në vitin 2023 janë kryer
-
Fundosja e varkës në Detin e Kuq, gjendet i gjallë zvicerani i zhdukur