Kinema
Nesër fillon në Cyrih edicioni i dytë i festivalit të filmit “Kino Kosova”
Temat e filmave janë unike, histori të jashtëzakonshme që na trazojnë, na bëjnë të mendojmë, na frymëzojnë dhe mund të na japin një përvojë kreative
Asociacioni “kulturalink” nga Berna, që drejtohet nga Sabahet Meta, organizon edicionin e dytë të festivalit të Filmit “Kino Kosova”, në kinemanë “RiffRaff”, në Cyrih. Festivali fillon nesër më 13 maj dhe përfundon më 15 maj.
“Kino Kosova”, përveç në Cyrih, është organizuar dy vitet e kaluara edhe në Bernë, shkruan albinfo.ch.
“Pranvera e bukur erdhi; dhe kur natyra rifillon bukurinë e saj, festivali Kino Kosova është gjithashtu i prirur të ringjallet. Tashmë, me edicioniin e saj të 2-të, nga data 13 deri më 15 maj në Riffraff/Cyrih Kino Kosova vazhdon t’i përkushtohet prezantimit të filmave më të mirë aktualë nga Kosova dhe diaspora”, thuhet në njoftiminm e organizatorit, Kulturalink, nga Berna.
“Filmat e përzgjedhur me metrazh të shkurtër, dokumentar dhe artistik tregojnë perspektiva të ndryshme nga Kosova dhe pasqyrojnë lidhjen e veçantë midis Zvicrës dhe Kosovës. Përveç filmave, ka disa mundësi për t’u takuar me artistë nga Kosova – në pyetje dhe përgjigje.
“Të shikosh një film është vetëm gjysma e përvojës. Të flasësh për filma të mrekullueshëm është gjysma tjetër. Kinemaja nuk është vetëm ekrani dhe filmi, janë njerëzit dhe bisedat që ata bëjnë rreth tij. Kjo është diçka që ne e vlerësojmë në Kino Kosova”.
Ne duam t’ju sfidojmë të keni një bisedë rreth filmit që do ta shikoni.
Temat e filmave janë unike, histori të jashtëzakonshme që na trazojnë, na bëjnë të mendojmë, na frymëzojnë dhe mund të na japin një përvojë kreative.
Sillni një mik/e në kinema, eksploroni një program të ri dhe takoni njerëz të rinj në të njëjtën kohë”.
“Duke kërkuar Venerën”
Më 13 maj, me fillim në orën 19.00 shfaqet filmi “Duke kërkuar Venerën” ( “Looking for Venera”) i autores Norika Sefa. Në vazhdim, pak fjalë për subjektin e filmit.
Adoleshentja e qetë dhe e heshtur Venera jeton në një fshat të vogël në Kosovë. Në shtëpinë e saj të ngushtë, tre breza janë gjithmonë në këmbët e njëri-tjetrit, kështu që ajo ka pak privatësi. Edhe jashtë, në rrugë dhe në kafene, gjërat nuk janë shumë më mirë: fshati është i vogël dhe ka gjithmonë një vëlla, nip ose fqinj që i i mbikëqyr. Mbi të gjitha, si vajzë, ajo pritet të mbrojë nderin e saj – dhe të familjes së saj.
E gjithë kjo i vështirëson Venerës ecjen në rrugën e saj. Zjarri i saj për jetën rindizet kur miqësohet me Dorinën rebele, e cila tashmë ka një të dashur. Dy vajzat dalin bashkë dhe argëtohen aq sa i lejon babai i Venerës. Një gjë ato e dinë me siguri: Nuk duan të përfundojnë si nënat e tyre. “Nuk i kam parë prindërit e mi të puthen”, thotë Venera.
Regjisorja Kaltrina Krasniqi, mysafire në kino “RiffRaff”
Nesër, më 13 maj, festivali pret Kaltrina Krasniqin, regjisoren e filmit “Vera ëndërron detin” (Vera Dreams of the Sea), i cili shfaqet me fillim nga ora 21.00.
Filmi ka fituar çmimin #GrandPrix në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tokio 2021 dhe ishte dy herë fitues në Bienalen e Venecias, duke fituar çmimin Inclusion Edipo Re dhe çmimin “Autoret Femra nën 40 vjeç”!
Gratë nuk trashëgojnë shtëpi. Në këtë thriller të jashtëzakonshëm, kërcënimi buron drejtpërdrejt nga tradita e korruptuar e shoqërisë kosovare të dominuar nga meshkujt.
Pasi burri i saj i vdes papritur, Vera dëshiron t’i lërë shtëpinë vajzës së saj.
Por vlera e saj rritet falë autostradës së re që po ndërtohet dhe së shpejti burra të panjohur tregojnë pretendime për pronën. Ata nuk mund të kenë pretendim në kuptimin juridik – prandaj ushtrojnë presion me mjetet e tyre…
Për pasqyrën e programit dhe blerjen e biletave, shkoni në www.kinokosova.com
Të ngjashme
Të tjera nga Kinema
E-Diaspora
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce Pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur "Si fëmijë të migrantëve nga Kosova, ne u përballëm herët me pyetjen se çfarë do të...
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?