Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Alpha & Partner Vermögensmanagement GmbH” ju këshillon si të menaxhoni pasurinë Investimet e tyre më të suksesshme deri më sot kanë qenë në aksionet e Meta dhe...
-
Kurti të dielën do të takojë mërgatën në Gjermani
-
Arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali
-
Aksident i rëndë në Rodos, ndërron jetë i riu shqiptar
-
Gzim Hasani, në jurinë për zgjedhjen e më të pasurve në kategorinë U30
Jeta në Zvicër
-
Aksident fatal për 93-vjeçarin në Kantonin Glarus Sipas policisë kantonale Glarus, burri po udhëtonte me makinë në drejtim të Weissenberge (GL), mbi Matt,...
-
Zvicër: Mungesa e mjekëve çon në pritje të gjata për pacientët
-
Cilat pjesë të Cyrihut ofrojnë çmimet më të lira të qirasë?
-
Kur do të bie borë në Zvicër?
-
Migros merr vendim politik