Lajme
Kinës i kërkohet transparencë rreth origjinës së koronavirusit
Shefi i OBSH-së, Tedros kërkoi nga Kina më shumë qasje dhe transparencë
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i bëri thirrje Kinës që të jetë më bashkëpunuese në fazën e dytë të hetimeve të OBSH-së mbi origjinën e koronavirusit.
Tedros kërkoi më shumë qasje dhe transparencë
Faza e parë e hetimeve të OBSH-së ka përfunduar në shkurt.
Atëbotë është konstatuar se nuk ka shumë gjasa që koronavirusi të ketë dalë nga laboratori në Vuhan të Kinës – ku është zbuluar për herë të parë – dhe se ai mund ta ketë origjinën nga lakuriqët.
Disa vende, përfshirë SHBA-në, dhe shkencëtarë nuk kanë qenë të kënaqur dhe kanë kërkuar hetime të tjera.
Duke folur të enjten në Gjenevë, Tedros tha se OBSH-ja ka nevojë për qasje në të dhënat e papërpunuara të pacientëve, përpara dhe pas fillimit të pandemisë, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Kina nuk i ka ndarë këto të dhëna me ekipin e OBSH-së gjatë hetimeve të para, tha Tedros.
“Ne i kërkojmë Kinës që të jetë transparente dhe e hapur, si dhe të bashkëpunojë”, tha ai, duke shtuar se “miliona njerëz që kanë vuajtur” duhet të dinë se çfarë ka ndodhur.
Drejtori i programit për emergjenca në OBSH, Mike Ryan, tha se Tedros do t’i njoftojë 194 vendet anëtare të OBSH-së të premten në lidhje me fazën e dytë të propozuar të hetimeve.
Koronavirusi në të gjithë botën ka prekur mbi 188 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 4 milionë kanë vdekur.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit