Shkurt.ch

Kinemaja më komode është hapur në Zvicër, shikuesit të impresionuar

Në këtë kinema ka 11 shtretër, ku secili ka dy jastëkë dhe mund të ndiheni si në shtëpi, derisa një biletë kushton rreth 50 euro

Zvicra njihet si nga vendet më të bukura në botë, me shumë vende turistike për tu vizituar gjatë gjithë vitit. Ky vend është i pasur me shumë vende unike, që vizitohen nga turistë nga mbarë bota.

Së fundi i është shtuar edhe një vend mjaft i veçantë. Një kinema me shtretër që do ta ëndërronin të gjithë, përcjell albinfo.ch.

Foto: Twitter

Të gjithë ata që ëndërrojnë të shohin filma në kinema mund të shkojnë në kinemanë “Pathè”, në zonën e zvicerane të Shpraitenbahut, në kufi me Gjermaninë.

Në këtë kinema ka 11 shtretër, ku secili ka dy jastëkë dhe mund të ndiheni si në shtëpi, derisa një biletë kushton rreth 50 euro.

Por çmimi përfshin edhe ushqime falas, si dhe disa benefite tjera, madje është menduar edhe për fëmijët, për tu ofruar edhe atyre komoditet.

Menjëherë pasi është hapur shikuesit janë shprehur të impresionuar, duke thënë se ofron komoditet të jashtëzakonshëm dhe duhet të gjithë ta provojnë.

https://www.boredpanda.com/cinema-replaces-seats-with-double-beds-switzerland/?utm_source=google&utm_medium=organic&utm_campaign=organic