Lajme

Kinë: Regjistrohet një rast me murtajë bubonike, frikë për një epidemi të re

Një bari nga rajonin e Mongolisë në veri të Kinës është diagnostikuar me murtajë bubonike, e njohur ndryshe si “vdekja e zezë”, një nga sëmundjet më shkatërruese në histori të njerëzimit, që ka mbytur rreth 100 milionë njerëz në shekullin e 14-të,

Ky rast në Kinë ka nxitur frikë për shpërthimin e një vale të re të virusit, pas shumë muajve betejë të ashpër me coronavirusin, shkruan albinfo.ch.

Një spital në qytetin Bayan Nur ka alarmuar autoritetet lokale se një pacient mund të jetë prekur nga “vdekja e zezë”.

Me të parë se çfarë po ndodh, qeveria ka ngritur nivelin tre të gatishmërisë, me qëllim që të mund ta ketë më të lehtë ta kontrollojë epideminë nëse vie deri të shpërthimi i saj.