Lajme

Kina, thirrje SHBA-së t’i ndalë provokimet

Kina e ka akuzuar SHBA-në se po e rrezikon sigurinë me “provokim të pakufishme”, teksa u tha se ushtria e Kinës është në gatishmëri të lartë, për siç u tha “masat e nevojshme” për ta mbrojtur vendin, shkruan agjencia e lajmeve “AP”.

“Ushtria kineze është gjithmonë në gatishmëri të lartë dhe do t’i marrë krejt masat e nevojshme për ta mbrojtur me vendosmëri sovranitetin, sigurinë dhe të drejtat detare të vendit”, ka deklaruar zëvendësministri i Mbrojtjes, Wu Qian, përcjell albinfo.ch.

Ndryshe, Kina i pati pezulluar kontaktet e rregullta me Ushtrinë amerikane, pasi kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesëve, Nancy Pelosi, e vizitoi Tajvanin, ndërsa Pekini insiston se vendet e tjera duhet të përmbahen nga vizitat zyrtare me Tajvanin, të cilin e konsideron si territor të vetin.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes i Kinës gjithashtu ka njoftuar se një zyrtar amerikan do të marrë pjesë në Forumin vjetor të sigurisë Xiangshan, që është planifikuar të mbahet prej 29 deri në 31 tetor.